Boki 13 nga paraburgimi 55 herë është dërguar në mjek,”nuk jam mi eksperimental”

Edhe në seancën e sotme gjyqësore, i akuzuari Boki 13 pohoi se nuk ka përmirësim në gjendjen e tij shëndetësore, dhe se gjendja e tij është e përkeqësuar, përcjell TV21.

Për periudhën prej gjysmë viti sa është në paraburgim, Boki 13 para opinionit u ankua se në kontrolle mjekësore ka qenë i dërguar 55 herë.

Në gjykatë, para prokurores Villma Ruskoska, Boki 13 deklaroi se nuk është mi eksperimental dhe se nuk mundet që prokurorja Ruskoska të japë diagnozë se nëse ai është i shëndoshë ose i sëmurë.

“Ju them që nuk ka përmirësim të gjendjes time shëndetësore dhe se, përkundrazi, shëndetin e kam të përkeqësuar. Deri më tani 55 herë më kanë dërguar për analiza mjekësore dhe e kam mjaftueshëm. Ndjehem tërësisht i diskriminuar dhe gjendja e organit të cilin e kam operuar po kalon në malinjitet. Unë nuk jam mi eksperimental dhe nuk mundet që prokurorja Ruskoska të japë diagnoza se nëse jam i shëndoshë ose i sëmurë”, tha Boki 13 në gjykatë. /TV21/