Blick: Lille dhe Lyon dy opsionet për Edon Zhegrovën

Paraqitjet e Edonit me skuadrën e Basel janë ngritur në cilësi dhe kjo vërehet edhe me statistika, por edhe me interesimin e skuadrave të tjera.

Zhegrova do të jetë pa kontratë së shpejti te Basel, dhe skuadrat e Ligue 1 kanë shfaqur interesim për lojtarin kosovar.

Blick shkruan se Olympique Lyon dhe Lille janë dy skuadrat që interesohen për lojtarin, përcjell lajmi.net.

Kartoni i Zhegrovës mund të jetë i përballueshëm për secilën prej dy skuadrave në fjalë. Nuk besohet se shifra që kërkon Basel mund të kalojë 5-7 milionë.

Mbetet të shihet nëse Zhegrova, sikur Arbër Zeneli e Valon Berisha, do të shkojë në Ligue 1.