Bislimovski: Çmimet e derivateve të naftës janë më të lirat në rajon

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski, thotë se përkundër rritjes së çmimeve, derivatet e naftës në vend janë ende më të lira se në të gjitha vendet e rajonit.

“Krahasuar me rajonin, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga 6 marsi 2022 (e diel) në vend, Dizeli ka çmimin më të ulët dhe është 1.388 euro për litër, ndërsa në Serbi është 1.552 euro për litër, në Bullgari është 1.457 euro për litër në Shqipëri 1.616 euro për litër, në Greqi 1.678 euro për litër dhe në Kroaci 1.497 euro për litër.

Eurosuper BS-95 ka edhe çmimin më të ulët në vend prej 1.453 euro për litër (çmimi aktual nga mesnata), ndryshe nga Serbia ku çmimi i Eurosuper BS-95 është 1.482 euro për litër, në Shqipëri 1.632 euro për litër, në Greqi është 1.951 euro për litër dhe në Kroaci 1.507 euro për litër.

Vetëm në Bullgari është më e ulët, me 1.427 euro për litër”, tha Bislimovski.