Bisedë telefonike Matarela – Pendarovski, urime për anëtarësimin në NATO dhe negociatat me BE-në

Presidenti i Republikës së Italisë, Serxho Matarela sot në një bisedë telefonike me presidentin Stevo Pendarovski uroi me rastin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe vendimin për hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kumtoi Kabineti i presidentit të RMV-së.

Pendarovski u falënderua për mbështetjen konzistente të Italisë për aspiratat evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Dy presidentët këmbyen informacione për gjendjet në dy shtetet në kontekst të përballjes me pasojat nga koronavirusi.

Pendarovski në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin e tij personal, shprehu ngushëllime deri tek presidenti Matarela dhe qytetarët e Republikës së Italisë për numrin e madhe të personave të vdekur dhe shprehu solidaritet me shtetin, i cili është ndër më të prekurit nga pandeMEDIAL e KOVID-19.

Njëherit e njoftoi kolegun e tij me masat dhe aktivitetet që autoritetet shtetërore i ndërmarrin në përballjen me krizën.

“Në bisedën telefonike presidenti Pendarovski theksoi në nevojën nga përgjigja gjithëpërfshirëse evropiane për përballje me pasojat nga kriza, e cila përveç parandalimit të përhapjes së virusit dhe sigurimit të pajisjes mjekësore dhe mbrojtëse, duhet të jetë e orientuar edhe ndaj mbështetjes së ekonomisë, biznesit dhe ruajtjes së vendeve të punës së qytetarëve. Shprehu edhe siguri se përmes solidaritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, shtetet evropiane do të arrijnë t’i tejkalojnë pasojat e shkaktuara nga përhapja e KOVID-19”, theksohet në kumtesë.