Autobusi përplot me pasagjerë përfshihet nga zjarri

Një autobus në të cilin ka pasur dyzet pasagjerë është përfshirë në flakë në afërsi të Nova Goricës.

Sipas informacioneve të policisë lokale, gjatë drejtimit shoferi ka vërejtur se diçka nuk është në rregull me autobusin menjëherë është ndaluar dhe o ka hapur të gjitha dyert që të evakuohen pasagjerët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Sipas hetimit fillestar, zjarri ka filluar në pjesën e autobusit ku ndodhet motori.