Bild: Lewandowski në pritje për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Bayern

Robert Lewandowski ka filluar të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, por një gjë e tillë nuk është në listën e tij të prioriteteve.

Ylli polak, përveç formës së jashtëzakonshme dhe golave, po trajtohet si temë në mediat e sportit edhe për një transferim të mundshëm te Barca.

Megjithatë, mediat gjermane, më saktësisht ‘Bild’, bën të ditur se lojtari është në pritje për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës me Bayern Munich, përcjell lajmi.net.

Kanë mbetur edhe një vit kohë para se kontrata e Lewa me Bayern të skadojë.

Lojtari thuhet se ka filluar të humb durimin e tij nga neglizhenca e bavarezëve për të nisur negociatat.

Barcelona po synon ta shfrytëzojë gjithë këtë situatë dhe ta sigurojë kartonin e lojtarit me një çmim të reduktuar.