Bilall Kasami: Bashkëndjejmë dhembjen me popullin Ukrainas!

Në cilësinë e kryetarit të partisë “Lëvizja BESA” dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendës-kryetarin Arjanit Hoxha sot ishin në vizitë në Ambasadën e Ukrainës në Shkup ku realizuan takim me ambasadoren Natalia Zadorozhny, për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me popullin e Ukrainës.

Po ashtu kryetari Kasami, si kryetar i Komunës së Tetovës, i dorëzoi edhe një letër drejtuar kryetarit të qytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ku përmes letrës solidarizuese Kasami shpreh solidaritetin e plot me qytetarët e Kievit.

Lëvizja BESA ofroi mbështetje pa rezervë të perpektivës evropiane të Ukrainës dhe dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës, si dhe veprimin kriminal të trupave ruse në territorin e Ukrainës, veçanërisht në qytetin e Buchas, ku ishin masakruar qytetarë të pafajshëm.
Lideri i “Lëvizjes BESA” shprehu besimin se Ukraina do të fitojë dhe do ta rindërtojë vendin e saj me ndihmën e gjithë partnerëve perëndimor.

Në takim të gjithë u dakorduan për vazhdimin intenziv të komunikimit dhe mbështetjen e ndërsjelltë.