Big Brother VIP shtyn finalen, a do ta pranojnë banorët këtë vendim?

Shtëpia “Big Brother Vip” ka vendosur që ta shtyjë finalen.

Këtë e ka bërë të ditur vetë faqja e këtij spektakli, në rrjetin social Instagram.

“Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri. Me datë 1 janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhjeje. A do të pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 shkurt, kur “Vëllai i madh” ka vendosur ta shtyjë finalen?”, thuhet në shkrimin e tyre.

Gjatë kësaj nate, duket se do të ketë edhe surpriza për banorët, përcjell Klankosova.tv.

“Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”, thuhet tutje në shkrimin e BBV-së.