BFI: Nga plumbat është dëmtuar objekti i medresës “Isa Beu”

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj informacioneve se të shtëna me armë ka pasur në drejtim të objektit të Medresësës “Isa Beu” në Tetovë.

“Sipas informatës së Drejtorit të Medresesë Isa Beu, prof. Ibrashim ef. Idrizi, nga plumbat janë dëmtuar disa dritaret në katin e para dhe të dytë, gjegjësisht dritaret e korridorit. Edhe policia e Tetovës e ka konfirmuar këtë incident”, thonë nga BFI.