Bexheti inspektoi punimet e realizuara në hapësirat e shkollës qendrore Saraj dhe Lubin

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti në vazhdën e vizitave dhe takimeve me mësimdhënësit në shkollat fillore të cilat operojnë në këtë komunë sot bashkë me sekretarin shtetëror Selajdin Beluli dhe drejtorin Gani Asllani vizituam SH.F.K “Dituria” Saraj për të parë nga afër punimet e realizuara në hapësirat e toaletëve të renovuara në shkollën qendrore në Saraj dhe në shkollën periferike në Lubin.

Në këtë projekt është realizuar renovimi i tërësishëm i toaletëve, ndrimi i pllakave, gypave atmosferik, ndriqimi elektrik, ndrimi i dyerve dhe dritareve (të njejtat nga plastika janë zëvendësuar me alumunium).

Vlera e projektit është 1.950.000 den, ku 1.400.000 den. janë finansuar nga “Qendra Maqedonase për Edukim” dhe USAID ndërsa 450.000 den. nga Komuna e Sarajit dhe SH.F.K Dituria.

Gjithashtu në këtë takim ndëgjova nga afër kërkesat dhe nevojat e mësimdhënësve dhe i përgëzova për përkushtimin dhe punën e shkëlqyer.