Betejën me koronavirusin e fitova falë mjekëve Rexhep Aliji dhe Agron Sulimani

Lidhur me deklaratën time për mediumet sot është bë një lëshim i padëshiruar. Unë gjendem 17 ditë në izolim shtëpiak për shkak të virusit Kovid 19 dhe këtë sëmundje e kam tejkaluar falë përkujdesit të vazhdueshëm dhe të palodhshëm të mjekut tim amë, Rexhep Aliji dhe Agron Sulimani.
Ankesa ime ka qenë e adresuar deri te institucionet tjera, e veçanërisht te Instituti për Shëndet Publik, që tani e katër ditë po mi vonon rezultatet e testit të fundit dhe për këtë arsye ende nuk e di nëse jam shëruar, ose ende jam pozitiv. Për këtë shkak po vazhdon edhe izolimi i familjes time.

Bajram Xhemaili, fshati Mateç- Likovë