Besimtarët ortodoksë në Maqedoni po pijnë venë nga një lugë e njëjtë nëpër kisha edhe përkundër Koronës!

Përkundër masave qeveritare për preventivë dhe mbrojtje nga koronavirusi, si dhe deklaratës së djeshme të kryeministrit Oliver Spasovski se është aktive ndalesa për grupim të më shumë se dy personave në hapësira publike, sot shumë qytetarë të besimit ortodoks kanë arritur në kasha për të kryer ceremonitë në prag të Pashkëve.
SDK e ka pyetur kryeministrin Spasovski nëse akti ”priçesna” është mënyrë e rrezikshme për shpërndarje të koronavirusit, duke pasur parasysh se ky rit kryhet duke marrë buk nga një dorë e njëjtë e priftit dhe pirje të venës nga një gotë ose lugë e njëjtë? Në fund prifti e pinë venën që ka mbetur, mirëpo nuk ka marë përgjigje.

Nga ana tjetër, peshkopi Timotej dje për Tv telma ka deklaruar se priftërinjtë nuk mund të ja ndalojë dikujt që të kryej këtë rit fetar dhe se luga do të jetë e njëjtë për të gjithë, pa marë parasysh se në atë mënyrë mund të përhapet koronavirusi. Nga ana tjetër ka theksuar se ikonat do të dezinfektohen, duke pasur parasysh se tradita parasheh që ato të puthen nga besimtarët, transmeton Gazeta Lajm.
“Unë mendoj se luga dhe ky rit (priçesta) nuk sjellin te zgjerimi i koronavirusit. Ai që frikohet mos të afrohet. Asgjë tjetër nuk mund të ndryshojmë ne, nuk mund të ndryshojmë tradita shekullore. Rekomandojmë që ikonat të pastrohen me dezinfektim, apo si thuhet”, ka deklaruar Timotej.