Çmimi i benzinës lirohet për 6,5 denarë, i naftës për 9 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës në mledhjen e sotme ka marrë vendim që pas mesnatës të ulen çmimet e derivatëve të naftës, përcjell TV21. Sipas vendimit të fundit të KRRE çmimet e derivateve do të jenë si vijon:

EUROSUPER BS-95 86,5 den/l

EUROSUPER BS-98 88,50 den/l

EURODIESEL 88,00 den/l

Vaji ekstra i lehtë 83,50 den/l

Vendimi për lirimin e çmimeve të derivateve vjen pasi dje Kuvendi votoi ndryshimet lidhore për ulje të TVSH-së dhe akcizës.