Besa: Vjetërsimi i lëndëve, pasqyrë e BDI-së e LSDM-së

Lëvizja Besa vlerëson se me vjetërsimin edhe të një lënde të ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov por edhe të akuzuarve të tjerë për krime, dëshmohet se LSDM kur ka qenë në opozitë ka pasur vetëm një qëllim, të vij në pushtet, të bashkohet me BDI-së dhe të mbrojnë kriminelët e pushtetit të kaluar që bashkë me ta të vazhdojnë krimin, tenderët, korrupsionin, pasurimin personal dhe varfërinë e qytetarëve. Në një reagim të Besës theksohet se kjo është arsyeja se përse Maqedonia e Veriut nuk shkon drejt BE-së. /Alsat.mk