BESA kërkon përgjegjësi për kërcënimet ndaj gazetarit Furkan Saliu nga bashkëpunëtorët e Çulevit

“Sjellja e ekipit të ministrit të MPB-së, Naqe Çulev ndaj gazetarit të TV KLAN, Furkan Saliu është e patolerueshme dhe e njëjta duhet të dënohet nga organet kompetente. Pamjet e postuara nga gazetari Furkan Saliu për fat të keq rikthejnë kujtesën e regjimit të kaluar, i cili nuk dallonte aspak nga forma e trajtimit të gazetarëve krahasuar me mënyren se si është trajtuar sot gazetari Furkan Saliu. Na pëlqen ose jo ne politikanëve, puna që bëjnë gazetarët si Furkan Saliu duhet të na shërbejë për të qenë të kujdesshëm, të matur dhe të reflektojmë duke mësuar dhe përmirësuar nga gabimet. Nësë këtë ende nuk e ka mësuar ministri Çulev dhe partia e tij atëherë ende dëshmojnë se nuk janë të gatshëm të shkëputen nga historia regjimit të errët që të gjithë e kemi ende të freskët në kujtesën tonë.
#MediaFreedom #StopPresionitMedial”, thuhet në reagimin e Arjanit Hoxhës nga Lëvizjes BESA.