Moti sot me diell dhe erë mesatare, temperature deri më 25 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe më i ngrohtë, do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri tetë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri pesë gradë, ndërsa ajo e ditës deri 23 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit stabil me rritje të temperaturave ditore.