BESA e mirëmobilizuar në diasporë, Izet Mexhiti me lëvizje është përparësi nga ‘ahmetovitët’

Shkruan: Selim Ibrahimi

Fushatë e qëlluar e Lëvizjes Besa për të mobilizuar diasporën shqiptare në Bashkimin Evropian (BE). Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) duhet të jenë objektivi i radhës. Alternatiava dhe Grupi i Zjarrit (GZ), mund të bëjnë gjithashtu shumë punë në shtetet e BE-së.

Mexhiti me reputacionin aktual dhe që dallon shumë nga Ahmeti, me disa lëvizje është në përparësi nga ahmetovitët dhe klani i tij i instaluar në qeveri. Grupi i Zjarrit (GZ) duhet përfundimisht ta harrojë BDI-në në Reçicë dhe të fitojë elektoratin e dëshpëruar të parties, nga politikat aktuale të treshes Ahmeti- Grubi-Osmani. Koha dhe dinamikat e brendshme po shkojnë favor të Grupit të Zjarrit (GZ).

Mjafton të lëvizet tani. Koha është që të vihen kontaktet e para me diplomatët e huaj. Gjithashtu lëvizja tjetér duhet të jetë Kongresi Amerikan dhe ngritja e informimit. Kurse L. Besa dhe Alternativa, përveç diasporës, për objektiv duhet të kenë zonat elektorale, aty ku nuk kanë prani.