Kastriot Rexhepi: VMRO-ja nuk është kundër ASH-së në Qeveri, ata e mbështetën Taravarin në Gostivar

Deputeti i pavarur, Kastriot Rexhepi, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari i cili tha se, VMRO-ja nuk e don këtë parti në Qeverinë eventuale e cila do të përfshinte partinë e Mickoskit. Rexhepi, në një prononcim për gazetën LAJM, tha se Taravari në këtë mënyrë po mundohet të faktorizohet, ndërkohë që bashkëpunon në nivel lokal në Gostivar me VMRO-në.

“Mesa dëgjova, kryetari i ASH-së tha se nuk na don VMRO-ja, ai vet tha pa e dëgjuar ne që të kishte një deklarim të tillë nga VMRO-ja në atë drejtim, bile pamë në drejtim të kundërt duke treguar që ato nuk janë kundër ASH-së që kanë koalicion dhe bashkëpunojnë në Gostivar edhe përpara edhe tani. Nuk e di në çfarë është bazuar kur tha që nuk e donë VMRO-ja apo qëllimi ishte që faktorizon vetën apo partinë e tij apo ta nivelizon me një parti të madhe si BDI-ja”, tha Kastriot Rexhepi.