BESA: Aleanca për Shqiptarët të tregojë çfarë po ndodhë me koalicionin trepalësh (VIDEO)

Lëvizja BESA kërkon nga Aleanca për Shqiptarët që të njoftojë opinionin se çfarë po ndodh me nismën e saj për koalicionin trepalësh, shkruan gazeta LAJM.
“Sot publikisht kërkojmë që Aleanca për Shqiptarët t’i përgjigjet opinionit publik se çfarë ndodhi me koalicionin trepalësh? A ka dështuar ky process ose jo, pasi që ne por edhe gjithë opinioni public duhet ta dinë të vërtetën dhe këtë përgjigje duhet ta japë Aleanca për Shqiptarët si iniciatore e një bashkëpunimi trepalësh”, tha Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Gazeta LAJM

LIVE – Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha

Posted by Lëvizja BESA on Monday, January 27, 2020