Çka duhet të ndodh më tepër që kjo prokurori të fillojë të shikojë dëshmi për krimin tek pushteti? Deklarata e para disa ditëve të prokurores Villma Ruskoska është shkak më tepër pse na duhet ligj për prokurori të pavarur dhe dëshmi plus politizimin e plotë të prokurorisë aktuale. Ajo sqaron edhe pse Zaevi lufton për ligjin, i cili do ta amnistojë krimin.
Kështu tha kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE përmes një kumtese me shkrim, i cili shtoi se Prokuroria edhe një herë e merr rolin e mbrojtësit të krimit në pushtet.
“Ruskoska u shndërrua në mbrojtëse e skandaleve të Zaevit. Rasti me ryshfetin e votuesve në vitin 2014 është hapur “rastësisht” në vitin 2018 dhe është mbyllur për mospasje të dëshmive dhe tani e duhet t’i besojmë Ruskoskës se Zaevi është i pafajshëm në gjithë rastin”, qëndron në kumtesë.
Sipas VMRO-DPMNE-së tani është e qartë se prokuroria është rojtari i krimit të pushtetit aktual.