Nga mesnata derivatet e naftës me çmime të reja

Çmimet e derivateve të naftës do të ndryshojnë sonte në mesnatë. Komisioni Rregullatorë për Energjetikë ka vendosur që derivatet e naftës të shiten më çmime më të lira.

Benzina Euro-Super Euro-Super BS-95 dhe Euro Super BS-98 do të lirohen për gjysmë denari derisa Dizeli për një denarë.

Nga sot, Euro-Super BS-95 do të shitet për 67.50 denarë për litër, Euro Super BS-98 do të shitet 69.50 denarë për litër dhe euro Dizeli 60 denarë për litër.