Bërnabiq: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, ekipi menaxhues duhet të punojë në të në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me marrëveshjen e vitit 2015.

Kështu theksoi kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Ajo tha se pret që kur të krijohet Asociacioni, të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

E pyetur për propozimin për draft-statutin e këtij të përgatitur nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung, ajo tha se nuk e kishte lexuar apo parë atë dokument, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv

“Por mua nuk e kam të qartë pse ai Fondacion po punon për themelimin e Asociacionit sepse është plotësisht e qartë se kush duhet të punojë në të, e ai është ekipi menaxhues në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me marrëveshjen e vitit 2015. Nuk ka të panjohura, ka kompetenca dhe autoritete, nga të cilat janë 22. Pra, është një ekip menaxhues që ekziston dhe di ta ndërtojë dhe duhet të punojë në Asociacion”, shtoi ajo.

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) të hënën ka prezantuar draft-statutin për Asociacionin i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe, njofton Klankosova.tv.