A është e mundshme ulja e çmimit të rrymës!

Pjesa kryesore në përballjen me krizën ishte rritja e prodhimit në termocentralet shtetërore me çka u arrit ulja e çmimit në dy blloqet e para që përfshijnë pjesën më të madhe të amvisërive – theksoi në fjalimin e tij kryeministri Dimitar Kovaçevski. Sipas tij edhe në të ardhmen nuk pritet të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Në periudhën e ardhshme unë supozoj dhe po punojmë që të mos ketë rritje, mund të ketë në disa segmente të caktuara ulje. Supozimi themelorë për këtë është rritja e prodhimit të energjisë elektrike. Vitin e kaluar EMV kanë arritur që të rrisin prodhimin e rrymës për 20% në raport me vitin paraprak. Plani për këtë vit është që përsëri të ketë rritje të prodhimit të energjisë elektrike dhe kjo gjë jep bazë që të mund të bëjmë përllogaritje në bazë të së cilave nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në lidhje me furnizimin me gaz foli ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili tha se përveç kompanive të deritanishme tashmë ka edhe një kompani të re Noma Gaz e cila merret me gaz natyror. Ai theksoi se të gjithë kompanitë në suaza të ZTIZH (Zona teknologjike industriale zhvillimore) furnizohen me gaz që vjen nga Turqia dhe Greqia, ndërsa njëkohësisht tha se do të ketë rritje të kapacitetit me projektin Aleksandropolis.

“Gazi natyror që momentalisht importohet është nga terminale të Turqisë dhe një pjesë nga Greqia, që do të thotë se kemi burime të ndryshme nga ato që kemi pasur më herët dhe nuk jemi të varur nga një burim, siç ishte më parë GASPROM. Në gjysmën e dytë të muajit shkurt do të publikohet edhe thirrja për ndërtimin e interkorektorit të ri mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, me çka në mënyrë shtesë do të rritet edhe kapaciteti i shtetit tonë dhe gjithsesi plotësisht do të diversifikohet furnizimi me gaz natyrorë”, pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Në këtë konferencë foli edhe njeriu i parë i EMV Vasko Kovaçevski i cili theksoi se në kompani tani po udhëhiqen 12 projekte për investime në kapacitete të reja energjetike që së bashku do të prodhojnë 1 760 megavat fuqi të instaluar që është më shumë nga prodhimi momental prej 1 420 megavat.