Berisha: Rama po e bën avokatin e Beogradit, duke i kërkuar Vuçiqit njohjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur në Këshillin Kombëtar të kësaj partie.

Ai tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është vasal i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Berishës, kërkesën që Rama ia drejton Vuçiqit për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga ky i fundit.

“Mbledhja bëhet në një moment kritik për vendin shoqërinë dhe kombin shqiptar. Edi Rama çdo javë, muaj zhytet gjithnjë e më thellë në vasalitet të plotë ndaj presidentit Vuçiç dhe Beogradit. Në diskurën e muajve të fundit, njeriun më të cituar, në fjalimet e Ramës do të gjeni Aleksandër Vuçiq. Ky vasal i tij kalon nga samite në samit nga takim duke mbrojtur një Putin të vogël një rajon, duke i dhënë këshilla Europës dhe botës, duke justifikuar rreshtimin e Vuçiq me Rusinë e kundër sanksioneve të BE-së. E vërteta është se prapa mbrojtjes që i bën Rama aksit Moskë-Beograd qëndron vasaliteti i tij ndaj Beogradit dhe indirekt ndaj Moskës. Qëndron shkelmimi që ai u bën interesave kombëtare shqiptare. Rama në mënyrë anti-shqiptare dhe ç’njerëzore, u thotë shqiptarëve dhe botës se nuk bie dakord me Kurtin për qëndrimin ndaj së shkuarës. Kërkesën që ai drejton Vuçiq për njohjen e Kosovës e ka të miratuar nga padroni i tij. Vuçiq e shumëzon me zero”-deklaroi Berisha.

Ndër të tjera ai theksoi se me kërkesën për njohjen e Kosovës, po e bën avokatin e Beogradit.

“Këtë e ka të qartë çdo qytetar. Me këtë kërkesë ai mbulon të gjitha shërbimet dhe avokatin që i bën Beogradit dhe aksit Moskë-Beograd, qëndrimin e tij anti-shqiptar”- tha Berisha.