Berisha dhe Noka përjashtohen nga Kuvendi për dhjetë ditë

Komisioni i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për të marrë vendimin në lidhje me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka dhe dy deputetë të saj, Belind Këlliçi, Edi Paloka.

Kështu, mësohet se komisioni ka përjashtuar për dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berishën dhe Flamur Nokën.

Ndërkohë, për Edi Palokën dhe Belind Këlliçin ka vendosur përjashtimin e tyre me pesë ditë nga punimet e Kuvendit, raporton A2 CNN.

Kujtojmë se seanca e fundit parlamentare u shoqërua me episode të shumta tensioni, ku nuk munguan as bllokohet e foltores së Parlamentit nga ana e përfaqësuesve të opozitës.