Berisha: Banditët më të mëdhenj janë në parlament dhe qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se banditët më të mëdhenj të vendit janë parlament, qeveri dhe institucionet shtetërore.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se të dhënat e dala nga hakerat për kriminelët është tronditëse, por se pasuria e tyre është thërrime në krahasim me atë të qeveritarëve.

“Në zhvillimet e fundit në vend, çdo e dhënë e fshehtë që ka ekzistuar në arkivën e vendit për banda dhe kriminelë, sot është në treg dhe kjo në parë të parë është një zhvillim tronditës. Por kur mendohesh dhe konstaton se banditët më të mëdhenj të këtij vendit, shefat e bandave të vendit, janë në parlament, qeveri, në institucione, atëherë është e kotë të drmatatizosh diçka që në një vend normal është me të vërtetë dramatike”.

“Sot, pikat tona kufitare qarkullojnë lirshëm sepse sistemet nuk funksionojnë, por përsëri ortakët e tyre hynë në parlament, hynë në qeveri. Po të krahasosh pasuritë e tyre me qeveritarët e tjerë, ato janë thërrime në krahasim me ato të këtyre”, ka deklaruar ai, shkruan Euronews.al.