Erion Veliaj mban fjalën që ia dha regjisores Vjosa Berishës

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, “Prishtina International Film Festival” është duke mbajtur edicionin e 14-të.

Ky edicion i’u dedikua regjisores Vjosa Berisha e cila ndërroi jetë në qershor, shkruan lajmi.net.

Me moton “For Her”, pjesë e këtij festivali ishin shumë fytyra publike, në mesin e tyre, edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, publikoi disa imazhe duke treguar që ishte në këtë festival, pasi i kishte dhënë fjalën Vjosës së Tirana do të marrë pjesë.

Gjithashtu shtoi se ky festival është një histori suksesi për Prishtinën e Tiranën.

Postimi i plotë:

“Edicioni i 14-të i PriFest – Prishtina International Film Festivalerdhi me moton “For Her”, kushtuar një gruaje shembull, mikes sime të mirë, themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berishës.

Mbajta fjalën që i dhashë Vjosës, pak kohë më parë, se Tirana do të ishte pjesë e Festivalit sepse besoj fort se ajo që është një histori suksesi në Prishtinëështë edhe suksesi ynë në Tiranë.“./Lajmi.net/