Bekteshi: Propozojmë që mos të ketë ngrirje direkte të çmimeve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se Qeveria në seancën e sotme do ta shqyrtojë ribalancin e buxhetit, por do të diskutojë edhe për nevojën e vazhdimit të mundshëm të krizës.

Bekteshi apelon qytetarët që të mos kenë frikë sepse, siç tha ai, sepse vendi i ka në dispozicion të gjitha produktet ushqimore në sasi të mjaftueshme.

“Për momentin Komisioni është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet – nëse kriza duhet të vazhdojë apo jo, nëse do të vazhdojë apo do të propozohet nga institucionet, këtë duhet ta bëjë Kuvendi. Ne do të sigurojmë mjete, është obligim ynë që të përgatitemi me kohë nëse kriza në Ukrainë vazhdon”, tha Bekteshi.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë propozon të mos ketë ngrirje të drejtpërdrejtë të çmimeve.

Bekteshi ritheksoi se me ribalancin e buxhetit parashihen shkurtime të shpenzimeve të institucioneve për të pasur mjete për krijimin e masave që do të mbrojnë qytetarët dhe ekonominë.