Elon Musk akuzohet për ngacmim seksual

Elon Musk akuzohet për ngacmim seksual. Bussiness Insider raporton se akuza është bërë nga një ish stjuardesë e Space X, kompanisë aerohapësinore të themeluar nga miliarderi amerikan. Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë një fluturimi në Londër në vitin 2016.

Dy vite më vonë, kompania e Musk i ka paguar stjuardesës 250 000 dollarë për të mbyllur këtë çështje. Ngjarja ka ndodhur në Gulfstream G650ER të Musk, ku siç thuhet në deklaratë, miliarderi është përpjekur ta korruptonte për të kryer një lloj favori seksual.

Mikesha e saj deklaron se stjuardesa ishte licensuar më pas si masazhatore. “Ata e inkurajuan që të licencohej si masazhatore me paratë e saj. Ata lanë të kuptohet se ajo do të mund të fluturonte më shpesh nëse do ta bënte këtë sepse do t’i bënte masazhe Elon-it.

Mendova se ishte disi e çuditshme sepse – nuk ishte punësuar për t’u bërë masazhatore por për të qenë stjuardesë. Por ajo ishte shumë e lumtur dhe e etur për të mbajtur punën si dhe për të qenë në gjendje që të udhëtonte.

Musk ka reaguar duke thënë se nëse do të ishte përfshirë në ngacmime seksuale, do të ishte e vështirë që të dilnin në dritë tani në të gjithë karrierën e tij 30-vjeçare. Ai e ka quajtur këtë akuzë si të motivuar politikisht. /abcnews.al