Bekim Jashari kujton marsin e 1998-ës: E tërë lagjja ishte kundër një force absolutisht të pabarabartë

Anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari, në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën sublime të familjes, duke thënë se shqiptarët kudo që jetojnë asnjëherë nuk i harruan dhe nuk i lanë vetëm këtë familje.

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt në këtë ditë përkujtimore të familjes, tha se janë shqiptarët që asnjëherë nuk i kanë lënë vetëm.

“Duke kujtuat këtë sakrificë që 24 vite më parë ishte po e njëjtë siç tregon Besarta dhe Bashkimi që tani është komandant i FSK -së, ka qenë kohë e njëjtë, po sikur kjo sot që ka filluar sulmet më 5 mars, dhe kanë vazhduar më 6 deri më pasditen e datës 7 në ora 16:00 pasdite, do të thotë 3 ditë luftime. E tërë lagjja Jashari kundër një force ablsolutisht të pabarabartë, një arsenal i tërë kundër një familje e pas disa ditëve tërë një lagje e sipas dëshmitarëve okularë flitet mbi 15 mijë forca ushtarake policore me një fjalë një arsenal i terë tokësorë, përpos atij ajrorë që është përdorur gjatë këtyre tri ditëve por që fal sakrificës edhe pse shkuan shumë bukur shumë…Kështu që nga ajo ditë e sot janë shqiptarët anë e kënd trojeve tona etike por edhe nga diaspora nuk na harruan dhe nuk na lanë vetëm asnjëherë si në ditë të mirë si në ditë të këqija”, tha ai

Anëtari i kësaj familje ka bërë homazhe së bashku me qytetarë si dhe asamblist të partisë Idealë për Skenderajn./kp/