Befason zyrtari serb: Vuçiq mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, s’ka dyshim për këtë

Zyrtari serb: Vuçiq mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, s’ka dyshim për këtë

“S’kam asnjë dyshim se Aleksandar Vucic, mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanovic në kuptimin se së paku e kishte ditur se kjo do të ndodhte, kishte mbyllur sytë, kapsitur syrin, kishte thënë amin, ndoshta edhe e kishte porositur një zot e di, hapur e them dhe le të më padisë” tha Sergej Trifunovic para kuvendit serb.

Ish lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Trifunovic, bashkë me rreth 20 aktivistë të kësaj organizate ishte pjesëmarrës në performancën e tyre në sheshin para kuvendit të Serbisë ku po shënonin 1 mijë vija të kuqe që simbolizojnë ditët prej vrasjes së liderit opozitar serb Oliver Ivanovic.

Kryetari i Nisma Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” Oliver Ivanovic ishte vrarë me 16 janar të 2018’s në Mitrovicën e Veriut nga doras ende të panjohur. Prokuroria Speciale e Kosovës ka emëruar disa të dyshuar për vrasjen e tij, mes tyre nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojcic.

“Unë e kam të qartë një gjë, e ajo është se pushteti që kreu fushatën dhe kishte nxitur kundër Oliver Ivanovicit, pra Aleksandar Vuicc, Ana Brnabic, Marko Djuric, i gjithë ekipi që hidhte gurë e dru, me muaj e muaj i kishte vizatuar cak në ballë, e pastaj e qanin mbi varrin e tij, siç ndodhë në tragjeditë e mëdha, e ky pushtet tani heshtë për tre vite” tha Trifunovic.

“Hapur ju a them, s’kam asnjë dyshim se Aleksandar Vucic, mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanovic në kuptimin se së paku e kishte ditur se kjo do të ndodhte, kishte mbyllur sytë, kapsitur syrin, kishte thënë amin, ndoshta edhe e kishte porositur një zot e di, hapur e them dhe le të më padisë” tha Trifgunovic për portalin serb Nova.

A ka lëvizur gjë diçka- jo konstatoi Trifunovic.

Sipas tij, është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të shtrohet pyetja se kush e kreu vrasjen dhe pse e bënë, pasi nesër mund të jini ju, mund të jem unë, ndoshta të gjithë ne, e kur të vjen për ne nuk do të mbetet askush për të pyetur.

Nëse duam, shtoi “të ndryshojmë diçka në shoqërinë tonë duhet vazhdimisht të shtrojmë pyetje të caktuara, për shembull – kush e vrau Oliver Ivanovicin?”.