Lufta që shqetëson Rusinë zgjon ëndërrat osmane të Erdoganit

Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ndryshimi i qeverisë në Kirgistan, protestat në Bjellorusi, lufta në Ukrainë, njëri pas tjetrit vendet nga orbita ish-Sovjetike janë skenë e konfliktit. Trazirat në ish-republikat Sovjetike nuk drejtohen kundër Moskës, por mund të rrezikojnë interesat ruse.

Pas dy javësh luftimesh dhe qindra viktimave në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, u arrit një armëpushim. Vendimi u mor në Moskë, ku krerët e diplomacisë së dy vendeve të cilat hynë në luftë dy javë më parë erdhën me ftesë të Kremlinit.

Roli i Rusisë është vendimtar në rajonin e Kaukazit të Jugut. Ish republikat Sovjetike kanë lidhje të ngushta me Moskën. Rusia ka një marrëveshje mbrojtëse me Armeninë, ka një bazë ushtarake në këtë vend dhe mban marrëdhënie të mira politike me Azerbajxhanin dhe i shet armë. Por ndryshe nga Armenia, e cila është e varfër, Azerbajxhani është i pasur me naftë dhe gaz, gjë që i jep më shumë hapësirë ​​manovrimi kur bëhet fjalë për Rusinë.

Kremlini ka arritur një zgjidhje diplomatike, por rifillimi i konfliktit tregon se marrëveshja e armëpushimit nuk po respektohet. Armëpushimi, i cili hyri në fuqi të dielën, u shkel të nesërmen. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u bëri thirrje të dy palëve të respektojnë marrëveshjen e arritur në Moskë dhe t’u japin fund konflikteve në Nago-Karabak, ku të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.

Erdogan i “magjepsur”

Për Rusinë është e rëndësishme që situata të qetësohet, sepse Turqia ndërhyri që në fillim në luftë, e cila hyri në “oborrin” rus jo për të provokuar një konflikt që nuk është në interesin e saj, por për të zgjeruar zonën e ndikimit, në zonën në të cilën dikur shtrihej Perandoria Osmane.

Ky veprim i Turqisë është në përputhje me politikën e jashtme neo-Osmane të Rexhep Tajip Erdoganii. Kryeatri turk qysh në vitin 2012 ka deklaruar se është “i magjepsur me shpirtin, i cili ka nisur pushtimet e Perandorisë Osmane” dhe se Turqia “duhet të shkojë kudo që ka qenë paraardhësit tanë”. Erdogan u kthye nga Perëndimi dhe u përqendrua në forcimin e ndikimit turk në rajon, në Lindjen e Mesme, ku po merr pjesë në luftën kundër kurdëve dhe në Kaukazin e Jugut, ku po e mbështet Azerbajxhanin.

Rusia, e cila ka kontrolluar situatën në Kaukazin e Jugut për më shumë se njëqind vjet, nuk dëshiron të lejojë përhapjen e ndikimit turk. Prandaj, nuk është vetëm një konflikt për Nagorno-Karabahun, i cili është i pazgjidhshëm sepse kjo zonë e banuar nga armenët ndodhet në territorin e Azerbajxhanit dhe secila palë pretendon se i përket, por ekuilibri i fuqive të fuqive rajonale.

Pa Turqinë, nuk do të kishte rifillim të konfliktit, besojnë komentuesit, sepse armët turke, veçanërisht dronët, ishin vendimtare në veprimet ushtarake të Bakut në Nagorno-Karabah në fillim të konfliktit.

Ndryshe nga Erdogan, i cili ëndërron të zgjerojë ndikimin gjeopolitik, Putini nuk dëshiron të rinovojë Bashkimin Sovjetik. Qëllimi i Rusisë është të mbrojë territorin e vet, të ndërtojë bashkëpunim rajonal ekonomik dhe të mbështetet në regjimet aleate. Turqia nuk është pjesë e këtij peizazhi strategjik.

Përmbajtja e Moskës

Konflikti midis Armenisë dhe Azerbajxhanit është një në një seri konfliktesh që kanë tronditur hapësirën e ish-sovjetike tridhjetë vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Arsyet nuk janë të njëjta prapa protestave në Bjellorusi, ku opozita po kërkon largimin e Viktor Lukashenkos, luftën për Nago-Karabahun, kaosin pas zgjedhjeve në Kirgistan që ka zgjatur që prej 5 tetorit dhe krizën ukrainase.

Mirëpo, këto zona të nxehta ndodhen në oborrin rus, në vendet me të cilat Rusia ka marrëveshje tregtare dhe ushtarake, ku ka baza ushtarake dhe interesa politike.

Ndryshe nga Ukraina në 2014, kur Rusia ndërhyri në konflikt dhe aneksoi Krimenë, Kremlini është përmbajtur nga këto kriza të reja.

Në Bjellorusi, Moska mbështeti Aleksandër Lukashenkon, por pa shumë entuziazëm dhe pa i dërguar ndihmë presidentit bjellorus, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994 dhe me të cilin kryetaru rus Vladimir Putin ka marrëdhënie komplekse, bazuar në interesa të përbashkëta.

Rusia nuk mbështeti njërën palë në konfliktin e Nago-Karabahut, edhe pse është aleate ushtarake e Armenisë, ashtu si nuk mbështeti asnjë nga kandidatët presidencialë në Kirgistan.

Moska është e kujdesshme sepse nuk dëshiron që konflikti të përhapet dhe të thellojë paqëndrueshmërinë në fqinjësi, gjë që mund të ndikojë në situatën në vetë Rusinë. Trazirat në ish-republikat Sovjetike nuk drejtohen kundër Moskës, por mund të rrezikojnë interesat ruse.