Bebe Rexha zgjedh të pozojë topless për albumin e saj të ri

Bebe Rexha ka ditë që ka paralajmëruar albumin e saj të ri Better Mistakes, shkruan lajmi.net.

Deri më tani ka publikuar disa këngë nga ky album, të cilat janë pritur mirë nga publiku dhe fansat e saj.

Tutje, artistja e njohur sot do publikojë edhe bashkëpunimin e saj me muzikantin Travis Barker. “Break My Heart Myself”, mban titullin kënga.

Po ashtu, të mërkurën, Bebe postoi një fotografi të re në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, ku shfaqej duke pozuar topless, për të promovuar kështu albumin në ardhje.

31-vjeçarja ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, duke mbuluar vetëm gjoksin me duar, ndërsa ka marrë kështu një pozë joshëse.