Bebe Rexha pjesë e fushatës së vetëdijesimit për shëndetin mendor

Bebe Rexha, njoftoi përmes Twitter se do bashkëpunoi me Pinterest muajin Maj, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se muaji Maj është Muaji i Vetëdijesimit për Shëndetin Mendor, ajo ka vendosur të ndihmojë në këtë fushatë.

Theksojmë se, albumi i saj i ri i cili do lansohet me 7 maj ka qenë frymëzim nga problemet me shëndetin mendor.

Ndryshe, Better Mistakes është albumi i dytë i Bebe Rexhës pas atij në vitin 2018./Lajmi.net/