Bebe Rexha ‘ngacmon’ me foto nga prapa gjatë mbrëmjes romantike me të dashurin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, këto ditë po i shijon pushimet bashkë me të dashurin Keyan Safyari, shkruan lajmi.net.

Edhe pse nuk ka treguar se cili është destinacioni i saj, Bebe kohë pas kohe ndan fotografi nga vendi ku po qëndron.

Në fotot e fundit, këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të ngjitur pas trupit, i cili ia theksonte të pasmet e bujshme asaj.

Artistja provokoi duke u fotografuar nga prapa, teksa ishte bërë gati për të darkuar bashkë me Keyanin.

 

Më pastaj, Bebe u shfaq pranë të dashurit në vendin ku kishin zgjedhur të darkonin.

“I dashuri im”, shkruan këngëtarja sipër fotos, ndërsa tregoi se është shumë e lumtur me partnerin e saj. /Lajmi.net/