Janë ndarë? Autorja e “Përputhen” nxjerr zbuluar Sarën e Atdheun

Dy konkurrentët e “Përputhen”, Atdheu dhe Sara dolën nga emisioni të deklaruar çift, shkruan lajmi.net.

Por, pas largimit ata kishin pasur një krizë në lidhje dhe deklaruan se kanë ndarë rrugët dhe se Atdheu tregoi që ka prishur raportet edhe me Andin.

Megjithatë, autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti përmes një postimi në Instagram, tregoi se çifti janë bashkë.

Olsa u fotografua bashkë me Sarën dhe Atdheun, teksa tregoi se ky është çifti që janë bashkë nga dalja prej “Përputhen”.

“Me ciftin ne fuqi te “Per’puthen”, shkruan autorja e emisionit. /Lajmi.net/