“Në pandemi”, Don Xhoni tregon pasurinë që e bëri gjatë kësaj periudhe

Reperi Don Xhoni është aktualisht ndër artistët më të suksesshëm të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ai debutoi vonë në tregun muzikor, por u tregua menjëherë i suksesshëm me projektet e para që i publikoi.

Përmes një postimi së fundi, reperi tregoi se gjatë pandemisë ka arritur të blejë shtëpi dhe veturë të tipit “Mercedes G Class”.

“N’PANDEMI 😉”, shkroi Don Xhoni duke e lënë fotografinë të flasë vet.

 

Sa i përket projekteve muzikore, “Unë foli i fundit” mbetet kënga e fundit e këtij artisti, të cilën e punoi producenti Çelik Lipa.

Reperi është në përgatitje të këngëve të reja, të cilat pritet t’i sjell në treg gjatë kësaj sezone.