Bebe Rexha lanson këngën e re “Sacrifice”

Bebe Rexha ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Sacrifice”, shkruan lajmi.net.

Ajo këngës gjithshtu i ka bashkangjitur klipin muzikor ku erdhi mjaft seksi.

Bebe njoftimin e publikimit të këngës së re, e ka bërë të ditur edhe përmes Instagramit të saj.

Për këtë projekt muzikor Bebe ka bashkëpunuar me producentin, Mike Breslauer, teksa regjisori i klipit interesant është Christian Breslauer.