Bebe me një këmbë e pret Vitin e Ri, ka shumë projekte gati

Bebe Rexha e cilëson vitin 2020 si të saj

Këngëtarja, e cila mbi supe ka një numër të madh të hiteve në tërë botën, ka shkruar në një postim të saj se Viti i Ri do të jetë edhe më i mirë për të.

Edhe më 2019, Bebe Rexha ka arritur që të bëj një numër të madh fansash nëpër botë.

“Jam rritur shumë në turneun e fundit. Kam bërë shumë miq të ri dhe anëtar të ri të familjes. Ky turne më ka mësuar si të jem person më i mirë, si të jem më e durueshme dhe më ka bërë që të më mungojnë turnetë e mi edhe më shumë. Mezi po pres për vitin e ri të ndajë me ju diçka të re speciale me gjith ju, ju dua”, ka shkruar ajo në paralajmërimin e saj, duke i bashkangjitur disa fotografi të turneut të saj të fundit në Instagram. /GazetaExpress/