Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në New South Wales, Australi, mes frikës se një valë rekord i nxehti do të përkeqësojë krizën e zjarreve me të cilën po përballet shteti.
Kombi kaloi ditën më të nxehtë të martën, por ai rekord u thye përsëri të mërkurën – i cili pa një maksimum mesatar prej 41.9 gradë Celsius.
Temperatura e të martës 40.9 gradë Celsius kishte eklipsuar rekordin e mëparshëm të 40.3 gradë Celsius, të vendosur në 2013.
Autoritetet në New South Wales (NSW) aktualisht janë duke luftuar me rreth 100 zjarre, një krizë që vijon pre muajsh.
Kryeministrja Gladys Berejiklian njoftoi një gjendje të jashtëzakonshme shtatë ditore për shkak të parashikimeve të përkeqësimit të kushteve.
“Shqetësimi më i madh gjatë ditëve të ardhshme është paparashikueshmëria, me kushte ekstreme të erës dhe temperaturat jashtëzakonisht të nxehta,” u tha ajo gazetarëve të enjten.
Pjesë të NSW, përfshirë kryeqytetin Sidnei, do të goditen nga temperaturat e fillim viteve ’40 të enjten.
Nxehtësia më e madhe është parashikuar për pjesën tjetër të javës.
Një gjendje e jashtëzakonshme u jep autoriteteve të zjarrit fuqi për të përballuar krizën.
Kjo është gjendja e dytë e jashtëzakonshme NSW pas asaj të muajit të kaluar.