BE-ja rrezikon të bëhet “lëmsh leshi”, boll më me koncesione në dëm të shqiptarëve

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Deklarata e Borellit me qëllimin për t’i poshtëruar shqiptarët tregon se Bashkimi Evropian nuk ka një politikë të jashtme të unifikuar dhe se është ndarë në dysh (lindje-perëndim) sa i përket luftës së fundit Rusi-Ukrainë dhe tensioneve në Ballkanin Perëndimor.
Këto shtete duan të vendosin një paralele mes Ukrainës dhe Kosovës edhe pse disa herë është theksuar se Kosova është një rast sui generis. Synimi i tyre është që në kurriz të Kosovës, të forcojnë pozicionin e Serbisë dhe të shtojnë influencën ruse në rajon.
Kjo i ngjanë Marrëveshjes së Jaltës, e cila i shkon përshtati Putinit për të ricoptuar tokat shqiptare me një matematikë të thjeshtë plus-minus ose me përqindje. BE-ja në këto rrethana i ngjanë metaforës së trikos prej leshi që i kanë ikur ca fije dhe i janë hapur vrima.Nëse s’bëhet asgjë për t’i mbyllur mund të bëhet lëmsh leshi.
Shkurt me këso politika BE-ja s’mund të shfaqet si lojtar global. Është momenti i fundit që të përfshihen direkt, SHBA, Anglia dhe Gjermania, ndryshe shqiptarët duhet të unifikohen t’a shtrëngojnë rrypin dhe të synojnë bashkimin kombëtarë.
Boll më koncesione në dëm të shqiptarëve… Përjetuam gjenocidin dhe aparteidin nga sllavo-serbët, na shqyen në pesë shtete duke na detyruar që të jetojmë si pakica kombëtare në trojet tona etnike.