BE-ja e vazhdoi përdorimin e certifikatës për Kovid-19 deri qershor të vitit 2023

Këshilli i BE-së sot dha dritë të gjelbër për vazhdimin e shfrytëzimit të certifikatave digjitale për Kovid-19 deri më 30 qershor të vitit 2023.

Zgjerimi i kësaj rregullative do të sigurojë se udhëtarët nga BE-ja, si dhe ata nga vendet e treta të lidhura me sistemin, do të mund të vazhdojnë ta shfrytëzojnë certifikatën e saj digjitale të BE-së për udhëtime në vendet anëtare, ku ato certifikatata ende nevojiten.