BE-ja do të ndihmoj në zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes

Mospajtimet mes Bullgarisë nuk do të jenë temë e bisedimeve në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimorë, por BE-ja thekson se do të bëj çmos të ndihmoj që të kalohen dallimet mes Shkupit dhe Athinës.

Kjo u tha sot nga ana e një diplomati të lartë të BE-së, i cili është i përfshirë në përgatitjen e samitit të nesërm.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundir që t’i lehtësojmë marrëdhëniet ndër fqinjësore, me qëllim që ta anëtarësojmë rajonin në Evropë, por një pjesë e punës duhet të vije nga vet rajoni, të provoj problemet t’i zgjidh vetë. Gjithkund ka probleme mes fqinjëve, ka edhe në Evropë”, ka theksuar diplomati.