Limaj në ditën e dëshmorëve: Përkulemi përherë përballë heroizmit e sakrificës së tyre

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 5 Majin ditën e Dëshmorëve të Kombit.

Limaj ka thënë se dëshmorët janë më meritorët për lirinë të cilën e gëzojmë sot.

“Në këtë ditë kujtojmë dëshmorët e shumë brezave, të cilët sakrifikuan edhe jetën e tyre për një atdhe të lire”.

Më tutje, ai thotë se qytetarët e Kosovës do t’u jenë përherë mirënjohjes dhe do të përkulen përballë heroizmit e sakrificës së tyre.

“Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit”.