BDI akuzon VLEN-in për mungesë veprimi konkret lidhur me rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga policia.
Sipas BDI-së, VLEN-i nuk mund të mjaftohet me deklarata për sundimin e ligjit, ndërsa si pjesë e pushtetit duhet të kërkojë transparencë, hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale.
BDI thekson se çështja nuk duhet të zhvendoset te përkatësia etnike e policëve, por te faktet: a ka pasur dhunë, kush mban përgjegjësi dhe a kanë vepruar institucionet në mënyrë të paanshme?
Për këtë rast, BDI kërkon përgjegjësi edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
“Drejtësia nuk mbrohet me deklarata, por me veprime konkrete”, thekson BDI-ja, duke kërkuar që rasti të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të japin llogari.





