BDI nuk mërzitet për dëmin që e shkakton

Valbona Reka

Numri i shqiptarëve të punësuar në administratë e që nuk shkojnë në punë është 1334 individë, ndërsa numri i maqedonasve në po të njëjtën kategori është vetëm 19. Nëse e krahasoni me punësimet nëpër drejtoritë tjera që Aleanca për Shqiptarët po i shpalos çdo ditë, këtu do të vëreni një dukuri tërësisht të kundërt.
Çka flet kjo anomali? Ky është një nga treguesit e shumtë të metodave të ndërmarra vetëm për ta devalvuar rininë, për ta stagnuar zhvillimin edukativ dhe social të të riut shqiptar. Qëllim tjetër i këtij vendimi ka qenë që i riu shqiptar të mos ketë mundësi të ndikimit në shoqëri, të mos ketë mundësi për të kontribuar me punë në prezencën fizike në vendin e punës dhe kyçjen direkte aty.
Ideja dhe qëllimi ishin që shqiptarët të mbeten sa më të painvolvuar e në të njëjtën kohë ekzistonte arsyetimi para botës se përmbushej kushti i përqindjes së punësimit të shqiptarëve.
BDI nuk mërzitej për dëmin që shkakton. BDI nuk mërzitej për mos involvimin e të riut shqiptar në zhvillimet kyçe në shoqëri. Qëllimi i BDI ishte vetëm përfitim i elektoratit!
Pra, edhe ky fakt është një nga arsyet e shumta se përse i riu i msyn perëndimit. I riu largohet në shtetet e Evropës, sepse atje përveç punës dhe fitimit do të involvohet në shoqëri dhe me këtë do të ketë mundësi të zhvillohet dhe të kontribuojë, një reciprocitet që punësimi dhe prezenca fizike në punë ia mundësojnë individit.