Taravari: BDI-ja ka edhe njerëz të mirë, por nuk mund të vijnë në shprehje

A ka bërë ndonjë punë të mirë BDI-ja?!
Sigurisht që Po! BDI-ja është një subjekt i vjetër politik dhe jemi të sigurtë që aty kanë qenë dhe ka ende njerëz me ideale që kanë bërë dhe duan të bëjnë për popullin, por e keqja e BDI-së është se pati kapje të pushtetit brenda partisë, kontroll nga një grusht njerëzish të cilët fatkeqsisht çuan në humnerë ndershmërinë e kësaj partie.
Dështimi historik i kësaj partie i faturohet pikërisht këtyre njerëzëve…
Jemi të sigurtë që shumë anëtarë të BDI-së, ndoshta edhe funksionarë të saj nuk e gjejnë më veten në diktaturën totalitare që ka brenda partisë.