BDI mban kongresin e katërt zgjedhor, Ahmeti pritet të rizgjedhet për kryetar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sot do të mbajë Kongresin e katërt zgjedhor. Ky aktivitet zhvillohet pas mbajtjes së zgjedhjet nëpër degë dhe forumet e tjera partiake.

Pas zgjedhjes së afërsisht 100% të kryetarëve të rinj të të gjitha degëve si dhe zgjedhjes së mbi 90% të kryetarëve të rinjë të të gjitha këshillave vendor, bashkë me zgjedhjen e forumeve rinore dhe të grave me përbërje tërësisht të re, Bashkimi Demokratik për Integrim po organizon Kongresin e vet të katërt zgjedhor. Ne jemi të bindur që rezultati i Kongresit do të kontribuojë në ndërtimin e politikave të qëndrueshme të cilat do të janë përfituese për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së veriut.”, thuhet në njoftimin e BDI-së. Kongresi do të mbahet pasdite në Qendrën sportive “Kalaja” në Shkup. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pritet që të rizgjedhet për kryetar të kësaj partie. Zgjedhja e tij pritet të bëhet me aklamacion. Në këtë kongres pritet të zgjedhen edhe organet e tjera partiake.