BDI i hypi autobusit! Është lodhur, nuk po mund ta përcjellë tempon e Selës dhe Gashit!

Koalicioni Aleanca dhe Alternativa, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosja, kanë imponuar një tempo të hatashme në fushatën parazgjedhore, të cilën kundërshtarët e tyre vështirë po arrijnë ta përballojnë.
Këtë dinaimikë me vështirësi po e përballon edhe kundërshtari kryesor i këtij koalicioni, BDI-ja, sado që posedojnë logjistikë të madhe me vetura zyrtare, si dhe shumë para “hallall” të fituara nga tenderat. Të lodhur dhe të rraskapitur, ata kanë vendosur t’i hypin autobusit, deri sa Zijadin Sela e Afrim Gashi po vizitojnë çdo cep të shqiptarisë në Maqedoninë e Veriut.
Fushata e Aleancës dhe Alternativës është një kualitet i ri i paparë deri tani në skenën politike në Maqedoni. Nga Tanusha, deri në Manastir, nga Velesi e Krusheva, deri në Ohër e Strugë, shqiptaria është ringjallur . Është një frymë që ka kultivuar një kualitet të ri që moti kohë ka munguar, prandaj meriton të vuloset me një fitore të madhe më 15 korrik.
Kurse autobusi i BDI-së tashmë është nisur për në opozitë, ku do të ketë rastin të reformohen dhe të rikthehen pas katër viteve. (Ylber Pilku)