Austria me paralajmërim që të mos udhëtohet në Bullgari, Rumani dhe Moldavi

Autoritetet austriake i paralajmëruan qytetarët të mos udhëtojnë në Bullgari, Rumani dhe Moldavi për shkak përhapjes së koronavirusit të ri në këto vende.

Të gjithë udhëtarët që do të arrijnë në Austri nga të tre vendet e përmendura do të vendosen në karantinë 14-të ditorë.

Në kufirin austriak me Hungarinë dhe me Slloveninë po intensifikohen kontrollet e udhëtarëve të arritur nga Ballkani, ndërsa gjithashtu kontrollohen edhe të gjithë autobusët.